Për bizneset

Trajnim sigurie për ekipin tuaj — në shqip

Ekipi juaj mëson më shpejt dhe mban më shumë kur materiali është në gjuhën në të cilën mendon. Trajnim praktik me laboratorë realë, jo prezantime me slide.

Çfarë përfshin

Akses individual për çdo anëtar të ekipit

Faturë me të dhënat e kompanisë, përmes Paddle

Certifikatë e verifikueshme publikisht për secilin

Raport progresi në kërkesë

Sesion pyetje-përgjigje me instruktorin

Katalogu

Kurset e disponueshme për ekipe

Çdo kurs mund të merret veç, ose i kombinuar në një program.

Çfarë nuk ofrojmë ende

E themi këtu që të mos e zbuloni në takim:

  • Panel vetëshërbimi për menaxhimin e vendeve — organizimi bëhet manualisht me ne.
  • Kyçje me SSO ose SAML.
  • SCORM, xAPI ose integrim me LMS-në tuaj ekzistues.
  • Dashboard raportimi në kohë reale — raportet i dërgojmë me kërkesë.

Nëse ndonjëra prej tyre është kusht për ju, na e thoni në kërkesë — do t'ju themi hapur nëse mundemi apo jo, në vend që t'ju mbajmë në pritje.

Kërkesa

Na tregoni për ekipin tuaj

Ju kthehemi brenda një dite pune me një propozim konkret, jo me një broshurë.